Secondary Adv

Paga e luftes: Ja cfare ndodh me punonjesit ne rast se punedhenesi nuk aplikon

Të gjitha ata punonjës që nuk do të deklarohen nga bizneset do të marrin një pagë 40 mijë lekësh, duke nisur nga dita e hënë. 

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama në një postim në Facebook, ndërsa thotë se bizneset do të gjobiten. Ndërkohë pas afatit 5 qershor që iu vendos bizneseve për të aplikuar, Rama ka dhënë lajmin e mirë, se ka shkuar në 30 mijë numri i pagave 40 mijë lek të derdhura në llogaritë e punonjësve që nuk e kishin marrë mbështetjen financiare të qeverisë. "Lajm i mirë: Ka kaluar 30 mijëshin numri i pagave 40 mijë lek të derdhura në llogaritë e punonjësve që nuk e kishin marrë mbështetjen financiare të qeverisë, si pasojë e mosaplikimit nga ana e punëdhënësve.

 

Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë. Sipas llogarive të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve janë edhe afro 25 mijë të tjerë që duhet të paguajmë, prandaj u kujtoj punëdhënësve që s'kanë aplikuar ende se afati për ta skadon të premten, 5 qershor, në mesnatë. Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, nuk do të jenë vetëm! Sepse ne do t'u derdhim menjëherë 40 mijë lekët në llogarinë e tyre nga e hëna e ardhshme. 

 

Sot ka kaluar në thesar për lëvrim javën e ardhshme, shuma e pagës së tretë të luftës. Shifra totale e të gjithë të asistuarve me tre pagat e luftës apo pagën 40 mijë lek, parashikojmë të shkojë në afro 250 mijë persona. Në fund e gjithë lista e pagesave për këtë thuajse çerek milionë motra e vëllezër, do të jetë publike, që mos kemi llafe kur i thonë fjalës - po edhe që askush, asnjë person i vetëm të mos mbetet pa marrë atë që i takon, nëse për çfarëdo arsye do të mbetet i papërfshirë", shkruan Rama në Facebook./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat